Lajme
Sllovakia shtrëngon masat ndaj koronavirusit
Sllovakia ka shtrënguar sërish masat ndaj Covid -19. Që nga dita e parë e Vitit të Ri e tutje, njerëzit në Sllovaki nuk lejohen të takojnë persona nga familje të tjera.
Sipas agjencive të lajmeve sllovake, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar në Bratislavë u vendos për masa më të rrepta. Sllovakët do të kanë mundësinë e daljes vetëm në raste të jashtëzakonshme. Përndryshe këto masa fillimisht do të zgjasin deri me 24 janar, transmeton albinfo.at.
“Fatkeqësisht këto ditë kemi shumë vizita të njëri-tjetri, veçanërisht duhet të ndalohen vizitat nëpër spitale”, ka thënë kryeministri Igor Matoviç.
Në Sllovaki hotelet nuk lejohen më të pranojnë mysafirë të rinj, zonat e skijimit duhet të mbyllen.
Që nga fillimi i pandemisë në Sllovaki ka pasur 179,543 infeksione me Covid – 19 dhe 2,138 vdekje të konfirmuara.
Sllovakia ka rreth 5.5 milion banorë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025