Lajme
Zyrtari kinez: “Nuk ka nevojë për panik”
Varianti i ri i koronavirusit nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm në aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, shtoi ky zyrtar kinez.
Nuk ka asnjë shenjë që variante të reja të koronavirusit do të ndikojnë në aspektin imunitar të një vaksine që Kina sapo ka autorizuar për përdorim publik, u citua të thoshte një zyrtar i kontrollit të sëmundjes.
Vaksina nga një filial i ndërmarrjes së mbështetur nga shteti Sinopharm u miratua të enjten, një ditë pas lajmit për rastin e parë të importuar të Kinës për një përhapje të një varianti në Britani.
“Nuk ka nevojë për panik”, tha Xu Wenbo, një zyrtar në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), për televizionin shtetëror.
“Varianti i koronavirusit, krahasuar me variantet e mëparshme… nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm deri më tani në aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje”, shtoi ai.
Ai tha se nuk ishte zbuluar asnjë ndikim i varianteve në efektin imunitar të vaksinës, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra