Lajme
Kantoni i Cyrihut kundërshton BAG-un: 29 vjeçari nuk ka vdekur nga Covid-19
Zëdhënësi i kantonit: "Bazuar në gjetjet mjekësore, megjithatë, mund të përjashtohet që Covid ishte shkaku i vdekjes"
Midis 21 dhe 27 dhjetorit të vitit që lamë pas Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka regjistruar vdekjen e një fëmije të gjinisë mashkullore pa i mbushur 10 vjet dhe të një të riu në kategorinë 20 deri 29 vjeç.
“Në dhjetor, BAG ka raportouar një rast vdekjeje në të një personi të moshës 0-9 vjet nga kantoni i St. Gallenit dhe të një tjetri të moshës mes 20-29 vjet nga kantoni i Cyrihut”, shkruan zëdhënësja e BAG, Katrin Holenstein, transmeton albinfo.ch. Kantonet janë përgjegjëse për informacione të mëtejshme.
Ndërkaq, zëdhënësi për media në Kantonin e Cyrihut, Patrick Borer ka konfirmuar se një person 29-vjeçar i cili kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 kishte vdekur në kantonin e Cyrihut.
Por, ai ka kundërshtuar informatën e dhënë nga BAG, sipas të cilës vdekja ka ndodhur si pasojë e koronavirusit. “Bazuar në gjetjet mjekësore, megjithatë, mund të përjashtohet që Covid ishte shkaku i vdekjes”. Për arsye të mbrojtjes së privatësisë, departamenti i shëndetësisë nuk mund t`i qasje më tej shkaqeve të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci Bëhet e ditur se M.B. ka humbur jetën në shtetin kroat, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave, thuhet...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës