Integrimi
Ylfete Fanaj, ndër njerëzit që “i vunë vulën” Zvicrës Qendrore në vitin 2020
"Ajo ka ngjallur vëmendje edhe përtej Lucernit dhe Zvicrës Qendrore: Ylfete Fanaj nga PS është zgjedhur "gruaja më e lartë e Lucernit" më 23 qershor 2020
Platforma informuese Zentralplus që mbulon Zvicrën qendrore, ka shpallur njerëzit që, sikundër shprehet ajo, “i kanë vënë vulën” këtij regjioni gjatë vitit 2020
“Ne kemi bashkuar mendjet më të rëndësishme të vitit dhe punën e tyre në fusha të ndryshme të shoqërisë”, thuhet në hyrjen që mediumi i bën përzgjedhjes.
Krahas dhe pavarësisht pandemisë së koronavirusit, “në qendër të vëmendjes ishin disa njerëz që – jo vetëm për shkak të pandemisë – kanë bërë në vitin 2020, përcjell albinfo.ch. Ne paraqesim njerëzit që shënuan vitin që po mbaron në Lucern dhe Zug, por edhe në shkallë vendi”, thuhet më tutje në tekst.
Dr. Rudolf Hauri, mjeku kantonal i Zugut, është aktualisht edhe i zgjedhuri i mjekëve kantonalë në nivel të Zvicrës. Falë kompetencës së tij në fushën e luftimit të pandemisë, Hauri është bërë sivjet fytyrë shumë e njohur mediatike në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Prandaj ai është ndër tre të përzgjedhurit e parë në këtë “garë”.
Në mesin e tyre është patjetër, Ylfete Fanaj. Ajo këtu prezantohet si “personi me pozitën më të lartë politike në Kantonin e Lucernit”, ose, me fjalorin e këtushëm “lucernasja më e lartë”. Ndërsa fakti që e ka bërë Ylfeten të zgjidhet në këtë treshe, qëndron në atë se ajo, duke u zgjedhur kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, bëhet e para politikane me prejardhje të huaj (seconda) që merr këtë post kaq të rëndësishëm, shkruan albinfo.ch.
“Ajo ka ngjallur vëmendje edhe përtej Lucernit dhe Zvicrës Qendrore: Ylfete Fanaj. Këshilltarja e kantonit të PS është zgjedhur gruaja më e lartë në Lucern më 23 qershor 2020. Në një fjalim sa prekës aq dhe me stil prej burrështetasi, gruaja me prejardhje kosovare tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e zgjedhjes së saj si Presidente e Këshillit Kantonal duke thënë: “Zvicra është një vend i vogël, por ajo bën të mundur ëndrrat e mëdha”.
Krahas Ylefete Fanajt dhe Rudolf Hauri-t, në mesin e tre të dalluarve hyn edhe Norbert Schmassmann, drejtor i Ndërmarrjes së Transportit Publik të Lucernit (LBV). Por, ai këtë zgjedhje e ka “merituar” për të keq: Schmassman bashkë me disa të tjerë është përfshirë në një skandal financiar dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen nga posti, shkruan albinfo.ch. Sidoqoftë, me bujën që ka shkaktuar në opinion, edhe ai bën pjesë në mesin e njerëzve që “i kanë dhënë vulën” Zvicrës Qendrore gjatë vitit 2020.
Në listë janë edhe disa perosnalitete të tjera, emra të njohur në kantonet e regjionit të përmendur dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun