Kosova

Pushime tragjike, policia jep detaje të reja për vrasjen e katërfishtë

Në raportin e fundit, policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur ditën e martë në Viti, përcjell albinfo.ch.

Policia bën të ditur se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare, ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortor dhe dy djemtë e tyre.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00.