Futboll
Bekim Zogaj gjykoi afro 60 ndeshje futbolli në një vit pandemik
Tashmë dihet se Bekim Zogaj është një nga arbitrat shqiptarë më të dalluar në arenën ndërkombëtare, i cili ka arritur të gjykojë shumë ndeshje në gjithë Evropën, e veçmas në ligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Realisht virusi korona goditi çdo fushë të mundshme të jetës, duke “paralizuar” edhe sportin në tërësi për disa muaj, në mënyrë të veçantë futbollin. Pati disa muaj që nuk ndodhi asnjë ndeshje shkaku i pandemisë, duke u dhënë një kah krejt tjetër projekteve që ishin paraparë më herët.
Pa dyshim se Bekim Zogaj është gjyqtari më i mirë shqiptar me pasaportë zvicerane, atij i është besuar drejtësia në afro 60 ndeshje këtë vit pandemik (2020), shkruan tutje albinfo.ch.
Për Zogajn ishte e vështirë të shikohet dhe gjykohet një ndeshje pa të brohoriturat e tifozve dhe pa gjallërinë që krijohet në stadium. Por, pavarësisht kësaj, ai ka qëndruar i freskët në gjykimin e tij, duke respektuar etikën e punës që sot e shquan si gjyqtarin shqiptar më të mirë.
Intervista e plotë:
Fillimsht, cili është komenti i juaj, “pandemia dhe futbolli”, si e vlerësoni vitin 2020?
Vërtet një fazë shumë e vërshtirë, jo vetëm për ne gjyqtarët, por edhe për futbollistët dhe gjithë futbolldashësit. Për të gjithë ishte më rëndësi, që të jemi fleksibël dhe të fresktë.
Natyrisht që ishte një fazë jo shumë e lehtë për futbollin profesional dhe atë amator.
Duke qenë se keni një përvojë mbi 20 vjet, prej se keni marrë licencën për të arbitruar, sa ishte për ju e vështirë?
Ishte një rrugë shumë e gjatë dhe me sakrifica të mëdha. Në vitin 1997 pata vendosur ta marr licencën e një arbitri. Së pari isha aribiter kryesor nëpër ligat rajonale dhe ato të larta në futbollin zviceran. Pas 14 viteve si arbiteri kryesor, vendosa që të marë rrugën e asistentit, pasi më thanë që si arbiter kryesor nuk kam potencial në atë kohë për ligat profesionale. Si refer asistent, depërtova shumë shpejtë në futbollin profesional. Nuk kam marrur vetëm nota pozitive, kishte dhe performanca jo të mira në teren. Por puna dhe durimi më sollën këtu ku jam tani.
Po ashtu, gjatë asaj kohe, pata edhe një përkrahje maksimale nga shoku im dhe arbitri numer 1 nga Zvicra, ai quhet Sandro Schärer, që më zgjodhi mua si asistent në ekipin e tij.
Sa ndeshje keni referuar gjatë viti 2020?
Afër 60 ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet miqësore. 24 prej tyre ishin në Super Ligën zvicerane, pesë ndeshje tjera në “Challenge League” të Zvicrës, katër në “Kupën e Zvicrës”, diku dhjetë ndeshje në “Arenën Ndërkombëtare” dhe disa ndeshje miqësore.
A ishte e vështirë për ju referimi, pa tifozë, si e vlerësoni?
Patjetër që ishte i vështirë. Mungonin emocionet e ndeshjës, por, pavarësisht kësaj, ne duhej të ishim të fokusuar në lojërat që u zhvillonin, si gjithherë.
Së fundi keni referuar në nivelin e grupeve të Ligës së Kampionëve, çfarë përvoje ishte?
Ishte një ëndërr e madhe që u realizua. Ne ishim ekipi i parë nga Zvicra, pas vitit 2011 që kemi ndarë drejtësinë në një ndeshje në “Chmapions League”.
Duhet theksuar se secili aribter që referon dhe ëndërron të ketë një ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ta dëgjon melodinë e ligës më të rëndësishme në futbollin botëror. Përvoja në Barcelonë ishte edhe pa tifozëri e shkëlqyeshme. Ne morëm kritika shumë të mira për atë ndeshje.
Cila është ndeshja më e “vështirë” që keni gjykuar ndonjëherë në karrierën tuaj?
Prej presionit ishte ndeshja në Kampionatin Grekë, Olympiacos Piräus – PAOK Saloniki, me një tifozëri të çmendur në mënyrë pozitive.
Po ashtu, kemi pasur edhe disa ndeshje me përgjithësi të madhe siç janë, Bosnja – Italia, Manchester Untd. – Alkmaar, apo Arsenal – Standard Liege dhe natryrisht patëm një ndeshje të vështirë në Zvicër, siç ishte finalja e kupës së Zvicrës, ndërmjet, Young Boys Bern – FC Basel. Ajo ndeshje ishte shumë e veçantë për mua.
Para pak ditëve është hedhur shorti i Botërorit, sipas jush, Zvicra a ka konkurencë në grupin e saj?
Natyrisht që ka konkurencë, sepse në futbollin e sotëm nuk ka ekipe te “vogla” kushtimisht. Por, besojë qe Italia dhe Zvicra do të garojnë për vendin e parë në atë grup.
Cili është komenti juaj për Kombëtaren e Kosovës në grupin e saj?
Për mua një ndër grupet më të vërshtira, por Kosova ka shumë djem të rinj, të talentuar dhe me potencial të madh.
Cili është synimi juaj në të ardhmen?
Synimi im për të ardhmen është që së pari të kemi shëndetin dhe si refer-asistent, të kemi ndeshje rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe të marrë pjesë në ndonjë turne, siç janë, Kampionati Botëror në U-17, ose Kampionatin Evropian në U-21.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBekim Zogaj
- Prejardhja:Kosove
- Vendi ku vepron:Zvicer
- Profesioni:Refer
Të ngjashme
Bekim Zogaj do ta ndajë drejtësinë në Ligën Evropiane
- Bekim Zogaj do të referojë edhe në Francë
- Bekim Zogaj gjykoi 45 ndeshje futbolli në vitin 2018
- Bekim Zogaj gjykoi afro 60 ndeshje futbolli në një vit pandemik
- Bekim Zogaj gjykon ndeshjen Feronikelin në Ligën e Kampionëve
- Bekim Zogaj ndihmon gjyqtarët e futbollit në Kosovë
- Bekim Zogaj ndihmon sërish gjyqtarët e futbollit të Kosovës
- Bekim Zogaj paraqitet me sukses në Ligën e Evropës
- Gjyqtari Bekim Zogaj referon në Ligën e Kampionëve
- Gjyqtari shqiptar në Zvicër, që mendon për kolegët kosovarë
- Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve
- Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në finalen e Kupës së Zvicrës
- Gjyqtari shqiptar, pjesë e UEFA Europa League
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane