CH-Ballkani
Pas ferrit, shpresa
Por pas ferrit, pas vuajtjes, vjen shpresa, falë vaksinave efikase që vendet e zhvilluara arritën të nxjerrin, në afate ekstraordinare
Deri në muajin nëntor të këtij viti, shumë pak njerëz besonin se do fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit në luftën kundër virusit Covid-19. Në fakt, që me muaj të tërë, njerëzimi filloi të zhytet në një lloj rezignacioni se kjo krizë do të zgjasë shumë.
Kur filloi mbyllja, në muajin mars 2020, mbretëronte mjegull, paqartësi por edhe një lloj shprese se do të dilnim shpejtë nga kriza në të cilën u zhytëm. Nuk mundeshim ta perceptonim këtë situatë të krijuar ndryshe, në shekullin XXI, kohë kur mjekësia dhe shkenca nuk i linin vend një të panjohure të tillë. Kur virusi u zgjerua me shpejtësi të furishme në tërë rruzullin, filluan të renditen javët e muajt, filluam të kuptojmë se kishim të bëjmë me epideminë e shekullit, realizuam ngadalë se kishim hyrë në epokën para dhe pas kovid-it.
Pasojat për njerëzimin dihen, vdekje të panumërta, kriza sanitare të përmasave të mëdha, dëme rrënjësore socio-ekonomike për të gjithë sektorët, veçanërisht ato të udhëtimeve, hotelerisë, shërbimeve të shumta kolektive shoqërore, kulturore, shkencore, edukative, dhe sidomos pasiguri për të ardhmen. Thjesht, bota u përball me një çrregullim global me dëme të gjithanshme. Ky virus i vogël shumë, por me sherr shumë të madh, ngadalësoi dhe ndërpreu çdo gjë, duke obliguar njerëzimin të mbrohet me maskë, t`i ndryshojë kodet e sjelljes, t’u ikë kontakteve më elementare në raportet njerëzore, të ngujohet dhe të këpusë “përkohësisht” raportet shoqërore edhe me njerëzit më të afërt.
Për diasporën shqiptare, rregullat sanitare që lindën në shtete të ndryshme për ta përkufizuar hapjen e virusit Covid-19 dhe frika që ngjalli kjo pandemi, sikurse për veten, dhe sidomos për të afërmit, ishte e kobshme. Për mërgatën shqiptare, Covid-19 ishte një dënim i dyfishtë, sepse e privoi atë edhe nga atë vendlindja, e privoi nga trungu që ia ushqen emocionet, që ia forcon lidhjen shpirtërore, identitare dhe familjare. T’ia pamundësosh mërgimtarit dyndjen verore për pushime në atdhe është sikur ta dënosh me një vdekje klinike trunore.
Në fillim të vjeshtës, ca të njohur krahasonin privimin nga atdheu më keq se privimin nga oksigjeni. Njëri nga ata më thoshte se i mungonte edhe era e kontejnerëve të qytetit të vendlindjes së tij!
Por pas ferrit, pas vuajtjes, vjen shpresa, falë vaksinave efikase që vendet e zhvilluara arritën të nxjerrin, në afate ekstraordinare. Vaksina na i ka ngjallur shpresat të gjithëve, dhe sidomos ne, të diasporës, se në verën që vjen, do ta kalojmë të gjithë së bashku në familje në vendlindje, sikur më parë, para koronës.
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës