Lajme
Apple mbyll 69 dyqane në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar
Në një raport të fundit bëhet e ditur se Apple ka mbyllur përkohësisht të 53 dyqanet e saj në shtetin amerikan të Kalifornisë për shkak të koronavirusit, njoftoi Reuters të dielën në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.
Në Britaninë e Madhe, sipas një zëdhënësi, 16 dyqane u mbyllën pas masave të njoftuara nga qeveria britanike. Kur Apple pret që rihapja e dyqaneve të ndodhë, mbetet e paqartë për momentin.
“Për shkak të situatës aktuale COVID-19 në disa nga vendet që ne furnizojmë, jemi duke mbyllur përkohësisht dyqanet në këto zona. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe presim që ekipet dhe klientët tanë të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë, sipas Reuters.
Pavarësisht kësaj, klientët mund të marrin porosi ekzistuese në ditët e ardhshme, tha zëdhënësi. Deklarata nuk tha se kur Apple pret të rihapë dyqanet.
Si në SHBA, ashtu edhe në Britaninë e Madhe numri i infeksioneve me korona është rritur kohët e fundit. Kryeministri britanik, Boris Johnson, vendosi një mbyllje të re të shtunën për mbi 16 milionë njerëz në kryeqytetin Londër dhe në rajone të caktuara në jug-lindje të ishullit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra