Futboll

Muriqi do kthehet tek Fenerbahçe

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka shkuar ashtu siç pritej, teksa në ndeshjet e fundit ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij.

Në këtë situatë, Lazio ka marrë vendimin ta largojë sulmuesin në merkaton e janarit.

Mediat turke e bëjnë të sigurt, se Muriqi do të rikthehet te Fenerbahçe në formën e huazimit për 6 muaj.

Kosovari është gjithashtu dakord për rikthimin e tij te Fenerbahçe, me këta të fundit që do të paguajnë 1.3 milionë euro, gjysmën e pagës së futbollistit deri në qershor.