Lajme

Mjeku shqiptar Fatmir Dalladaku e dha vaksinën e parë kundër Covid 19 në Gjermani

Dhënia e vaksinës së parë zyrtarisht në Gjermani, i është besuar duarve të mjekut shqiptar, Fatmir Dalladakut.

Vaksina kundër koronavirusit është shpërndarë në gjithë Gjermaninë. Nga sot Gjermania ka filluar dhënien e vaksinës nga kompania “Pfizer &BioTech”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch

Në Berlin, të dielën një grua e moshës 101 vjeçare Getrud Hasse në një shtëpi të pleqëve, ishte e para që mori vaksinën.

Dhënia e vaksinës së parë zyrtarisht në Gjermani, i është besuar duarve të mjekut shqiptar, Fatmir Dalladakut.

Mjeku kosovar është i njohur për operacionin e parë me zemër të hapur në Kosovë dhe është ndër mjekët më të suksesshëm në Gjermani.