Lajme
Diaspora dhe Trusti, shtyllat kryesore për këtë fundvit në Kosovë
Tashmë vërehet se në Kosovë niveli i qarkullimit të parasë nëpër biznese është rritur gjatë dhjetorit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, kjo është si rezultat i ardhjes së diasporës dhe tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
“Kjo ka krijuar një optimizëm të madh te bizneset e vendit për një përmbyllje sado pak pozitive të këtij viti jashtëzakonisht të vështirë, një përmbyllje që u siguron bizneseve mbijetesë”, ka thënë kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi.
Ndërkohë, Rukiqi, në një konferencë për media, ka thënë se krahasuar me vitin 2019, këtë vit qarkullimi i parasë ka rënë për 1.2 miliard euro.
Duhet theksuar se, sipas tij, krizat politike mund të ndikojnë në thellimin e krizës dhe shtyrjen e rimëkëmbjes ekonomike.
Për këtë, Rukiqi ka kërkuar miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve.
“Nëse nuk ndodh kjo, jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbje, por do të jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga paslufta për shkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe instrument financiar që do të mund ta mbajë funksional vendin dhe ta mbajë ekonominë në lëvizjes”, ka deklaruar ai.
Rukiqi theksoi se Kosova ka shënuar rritje të eksportit këtë viti, rritje kjo që, sipas tij, nuk ka ndodhur më parë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor