Lajme
Doli numri më i ri i magazinës albinfo.ch
Në prag të Vitit të Ri, në kulmin e atmosferës “festive”, (për aq sa mund të festohet në kushtet e pandemisë) erdhi në duart e lexuesve numri më i ri i revistës albinfo.ch.
Sikurse çdo zhvillim gjatë vitit që po lëmë pas, edhe ky numër i revistës, përkundër përpjekjeve të redaksisë, nuk ka mundur t`i shqitet ngjyrimit të lëngatës së madhe që po kalon bota aktualisht: koronavirusit.
Megjithatë, siç sugjerohet nga titulli në ballinë, “Pas ferrit, shpresa”, revista sheh një dritë në fund të tunelit. Drejt optimizmit udhëzon edhe blloku i temave të këtij numri, që merret gjerësisht me vaksinat që po promovohen dy muajt e fundit, si shpresë përfundimtare për të dalë nga qarku i rrezikshëm i pandemisë së Covid-19.
Në këtë kuadër janë intervistat me dy mjekë shqiptarë në Zvicër, deklarata e BAG e dhënë për albinfo.ch, kronika për gjendjen në botë e në Zvicër sa i takon vaksinave, biografia e zbuluesve të vaksinës BionTech/Pfizer etj.
Edhe në këtë numër, si zakonisht, pasqyrohet e gjithë larushia e zhvillimeve aktuale në fushë të kulturës, sportit, turizmit, aktiviteteve të ndryshme shoqërore etj., në diasporë ose që lidhen me diasporën.
Magazina albinfo.ch mund të gjendet në ambientet ku frekuentojnë shqiptarët në gjithë Zvicrën, megjithëse kësaj here me kufizimet e njohura që diktojnë masat kundër koronavirusit.
Për fund, albinfo.ch u uron të gjithë lexuesve një vit të ri të mbarë dhe sidomos, pa koronavirus.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














