Lajme
Austri: Në 2021-ën pritet rritje e shpenzimeve të banimit
Sipas menaxherëve të pronave, shpenzimet e banimit mund të rriten deri në 10 për qind.
Nga ky vit, pra 2020 shpenzimet e banimit në gjithë Austrinë u rritën nga 2.5 deri në 3 për qind. Qiramarrësit tashmë duhet të paguajnë më shumë për banim, njoftojnë mediat austriake.
Për shkak të pandemisë dhe bllokimit të jetës normale, njerëzit përveç që punojnë nga shtëpia (Homeoffice), gjithnjë e më shumë rrinë edhe në shtëpi. Qëndrimi i tyre për shumë kohë në shtëpi bën që ata të shpenzojnë më shumë energji elektrike dhe ujë, përcjell albinfo.at.
Sipas menaxherëve të pronave, shpenzimet e banimit mund të rriten deri në 10 për qind.
Kushdo që deri më tash për një banesë 70 metra katrorë ka paguar një mesatare prej 155 euro të shpenzimeve neto, apo një mesatare vjetore prej 1.860 euro, në vitin 2021 do të paguajë më shumë se 170 euro në muaj apo mbi 2.050 euro në vit.
Sipas mediave austriake, rritja e banimit pritet të nisë që nga muaj mars. Federata Austriake e Sindikatave (Der Österreichische Gewerkschaftsbund (ÖGB) dhe Oda e Punës (die Arbeiterkammer AK) kërkojnë nga punëdhënësit që përveç pajisjeve të punës, si: laptopë dhe telefona celularë, kompanitë të paguajnë punëtorët e tyre të paktën me 25 euro në muaj më shumë për shpenzimet e tyre, si: internet, energjia elektrike dhe ngrohje, që ata i bëjnë gjatë orarit të punës në shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert