Kosova
Kurti përshëndet ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi” për shkrimtarin nga Zvicra
Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë, përveçse jetik për shtetin e popullin tonë, shprehet Albin Kurti.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me anë të një postimi në Instagram ka shkruar për fituesin e çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi dhe ka folur pak edhe për kontributin e mërgatës, transmeton albinfo.ch.
“Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tonë”, ka shkruar ai.
Ky çmim, për vitin që po lëmë pas, 2020, i është ndarë romanit ‘Nënë, më fol për ëndërrimtarët’, të Shkumbin Gashit, një shkrimtari të ri, i cili prej disa vitesh jeton në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë? Derisa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit...
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkruan deklaratën e anëtarësimit në “Sky Shield” Zvicra është vendi i 15-të që i bashkohet nismës evropiane të mbrojtjes ajrore. Shefi zviceran i...
-
Mbi 60% e zviceranëve mbështesin reformën për financimin e shërbimeve shëndetësore
-
Sa ka ndryshuar tregu i punës në Zvicër?
-
Studimi: Zviceranët janë në favor të zgjerimit të rrugëve
-
Bernë: Këshilli Bashkiak jep sinjalet e para pro pilot-projektit për të ardhurat e pakushtëzuara