Muzikë
Rrugëtim anembanë Evropës me shfaqjen ”Tok për kulturën tonë”
Me moton „TOK PËR KULTURËN TONË“, një grup shoqatash dhe artistësh shqiptarë nga vende të ndryshme evropiane do të prezentojnë së bashku një program të larmishëm me poezi, vallëzim e muzikë.
Artistë tashmë të njohur dhe artistë që janë ende në fillim të karrierës së tyre do të marrin shikuesit në një udhëtim artistik që çon në vende të ndryshme, si: Londra, Hamburgu, Berlini, Kölni, Zürichu, Vjena e deri në Itali, te Hora e Arbëreshëve, për të përfunduar në Prishtinë e Tiranë.
Ishte një diskutim mbi aktivitetet kulturore në diasporë pranë konnferencës „Diaspora Flet 2020“, që i bëri bashkë këto shoqata, të cilat vetëm disa javë pas koneferencës filluan bashkëpunimin e parë. E ky është vetëm fillimi. Kjo iniciativë synon të bëhet një platformë gjithëkombëtare që bashkon shoqata e artstë shqiptarë nga e gjithë bota. Potencial ka mjaft, e si duket edhe motivimi nuk mungon që të krijohet një platformë për prezantim më të denjë të kulturës sonë në botë.
Reagimet e para janë shumë pozitive. Shpresëdhënëse është sidomos gatishmëria e madhe e artistëve të ndryshëm të përkrahin këtë iniciativë. Programi do të trasmetohet live në kanalin e TOK në YouTube, më 26 dhjetor, nga ora 19.
Shoqatat dhe artistët pjesëmarrës:
1. Grupi KÀ – Vjenë
Por, më së miri për Enon, flet karakteri dhe sjellja e tij. Ai është jashtëzakonisht i thjeshtë, ashtu siç dinë të jenë vetëm njerëzit më të ndritur; bashkëpunues, motivues dhe tejet pozitiv, prandaj, mbështetja që ai i dha kësaj iniciative përmes veprës së tij ‚Muzg‘ të bërë enkas për TOK, ku edhe baleti dhe koreografia është e realizuar nga ai vetë, na nderon të gjithëve.
Me një zë unik, në të cilin gjejmë lirikën, bel canto-coloratura, shpirtin italian, francez, gjerman,…, siç e vlerëson kritika austriake ‘Neue Merker’, përsëri nga Vjena na bashkangjitet mezzo-sopranoja e nderuar Flaka Goranci.
Karriera e saj artistike filloi rrugëtimin në qytetin e Gjakovës, vazhdoi në Tiranë, Tel Aviv dhe Vjenë, nga ku arriti skenat më të rëndësishme të muzikës klasike në Austri, Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Hungari, Çeki, etj.
2. AJO – Londër
Vjollca Robelli Mripa është një këngëtare/autore nga Kosova, e cila jeton në Londër. Muzika e saj merr frymëzim nga trashëgimia shqiptare, duke ngritur zanatin e muzikës tradicionale popullore në territore inovative të xhazit.
3. URACult – Köln
4. Marrja Zezë – Berlin
5. Brezi Ynë – Zürich
Të prezentosh gjithë rrugëtimin muzikor të kitaristit 30-vjeçar Vendim Thaçi, do të duhej të përmendnim shumë vende të ndryshme të botës. Si student, pedagog apo si pjesëmarrës festivalesh të ndryshme, Vendim Thaqi veç ka mbledhur përvoja të shumta ndërkombëtare. Një përvojë, deri tani ndoshta ndër më të rëndësishmet, ishte përvoja si student i kitaristit të njohur Pepe Romero, i cili është idoli i tij.
6. ODA – Hamburg
7. Germin – Prishtinë /Tiranë
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?