Lajme

Për tre ditë 16,379 mërgimtarë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nga Zvicra prijnë me ardhjet e tyre

Ardhjet e diasporës shqiptare në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”

Për tre ditë, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtar në Aeroportin e Prishtinës.

“Nga e shtuna, e deri në të hënë në Kosovë, përmes aeroportit të Prishtinës kanë hyrë 16,379 pasagjer nga shtetet e ndryshme,” bëri të ditur Gashi.

Edhe pas një viti të vështirë pandemik, i cili ende po vazhdon të jetë prezent në gjithë botën, duket se pavarësisht kësaj mërgimtarët po ia mësyejnë Kosovës, me qëllim që festat e fundvitit t’i presin bashkë me familjarët më të ngushtë.

Po ashtu, Gashi ka bërë të ditur se nga e shtuna që lamë pas e deri me 27 dhjetor, priten të realizohen 480 fluturime.

“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020, priten të realizohen 480 fluturime, ( vajtje-ardhje),” shprehet Gashi.

Nga ana tjetër, ai bërë të ditur se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.

“Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës, mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtugarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë,” përfundon Gashi. /Albinfo.ch.