Lajme
Franca hapi kufijtë me Britaninë e Madhe
Më 23 dhjetor, pasi Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e ndalimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar, Franca hapi sërish kufijtë e saj me Britaninë e Madhe, transemton albinfo.ch.
Në raport shkruhet se lidhjet ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse posedojnë një test negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë.
Nga ana tjetër, thuhet se dhjetëra vende kanë ndërprerë lidhjet e udhëtimit me Britaninë e Madhe që kur qeveria atje njoftoi për masa shtesë në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë fundjavës, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në shtator.
Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Evropë do të takohen më 23 dhjetor për të diskutuar se si të trajtohet ky lloj i ri i koronavirusit, duke thënë se “kufizimi i udhëtimit për të frenuar përhapjen është një vendim i matur, derisa të kemi një informacion më të mirë”.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, shkroi në Twitter se organizata do të “diskutojë strategjitë për testimin, zvogëlimin e transmetimit dhe komunikimin e rreziqeve”.
“Zinxhirët e furnizimit për mallrat dhe udhëtimet thelbësore duhet të mbeten të mundshme”, tha ai.
Derisa Franca lehtësoi kufizimet e udhëtimit, Gjermania e zgjati deri më 6 janar masën e ndalimit të udhëtimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shkruan REL.
Varianti i ri, i cili gjithashtu është zbuluar në numër më të vogël në vendet e tjera, besohet të jetë më i transmetueshëm. Sidoqoftë, ekspertët thonë se mutacionet e virusit janë normale dhe nuk ka prova se ky është më vdekjeprurës ose do të jetë rezistent ndaj vaksinave. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca