Kosova

Pezullohen linjat ajrore me Britaninë e Madhe

Bazuar në kompetencat e tij lidhur me masat anti-covid, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, transmeton albinfo.ch.

Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre, me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi është në fuqi që nga sot.

No photo description available.