Lajme

Tre policë qëllohen për vdekje në Francë

Tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore, përcjell albinfo.ch.

Mediat franceze shkruajnë se një person ka qëlluar për vdekje 3 oficerë policie dhe ka plagosur një, të cilët ishin thirrur për një incident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e vogël Saint-Just, në Francën qendrore.

48-vjeçari, i cili ishte i njohur për autoritetet, qëlloi drejt oficerëve dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. Sipas BBC, gruaja e 48-vjeçarit u shpëtua, ku dyshohet ishte ajo që ka telefonuar policinë për dhunë në familje.

Kryetari i Saint-Just, François Chautard, i tha Le Figaro se shtëpia ishte djegur dhe oficerët po përpiqeshin të përcaktonin nëse i dyshuari ishte ende brenda apo ishte arratisur.