Lajme
Zvicra, për shkak të virusit të ri, ndalon të gjitha hyrjet nga Britania e Madhe
Të gjithë njerëzit që kanë hyrë në Zvicër nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut që nga 14 dhjetori 2020, duhet të vendosen në karantinë për dhjetë ditë
Pas zbulimit të variantit të ri, më ngjitës të koronavirusit në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, Këshilli Federal ka vendosur sot të marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij sa më shumë që të jetë e mundur, shkruan sda.ch.
Siç thuhet në një komunikatë të qeverisë, të gjithë njerëzit që kanë hyrë në Zvicër nga dy vendet e përmendura që nga 14 dhjetori 2020, duhet të vendosen në karantinë për dhjetë ditë.
Këshilli Federal ka vendosur gjithashtu për një ndalim të përgjithshëm të hyrjes për të gjithë të huajt që duan të hyjnë në Zvicër nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut që nga sot, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë që përjashtohen udhëtimet turistike nga këto vende në veçanti.
Takim urgjent i Këshillit Federal
Këshilli Federal ka zhvilluar sot një takim emergjenzt lidhur me virusin e ndryshuar të koronës që është shfaqur në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch. Këtë njoftim e ka dhënë sot për mediat zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi .
Për shkak të virusit që ka pësuar mutacion, nuk ka pasur fluturime midis Zvicrës dhe Britanisë së Madhe që nga e hëna në mesnatë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha