Gjuha

Zvicër, disa shkolla shqipe mbyllin gjysmëvjetorin shkollor

Një vit i vështirë për të gjitha fushat e jetës. Ngjashëm edhe për fushën e edukimit. Shkak i virusit, shpeshherë është zhvilluar mesim online dhe takime të ndërprera me nxënës në shkollat shqipe në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Por, pavarësisht kësaj, vullneti dhe dëshira si nga ana e mësuesve, ashtu edhe e nxënësve shqiptarë nga diaspora ishte shumë i madh. Ata disa muaj zhvilluan mësim online, duke mos humbur mësimet dhe tash në muajt e fundit mësimi është zhvilluar edhe në klasa.

Shkolla shqipe Monthey-Chablais për ta përmbyllur këtë vit shkollor përgatiti një program të shkurtër artistik me nxënësit e saj. Programi i organizuar u mbajt pa praninë e kryesisë së shkollës dhe prindërve për shkak të situatës pandemike që po kalojmë.  Kjo klasë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në qytetin Monthey të Zvicrës është rihapur këtë vit dhe ka nisur mësimin më 6 shtator.

Po ashtu edhe shumë shkolla të tjera kanë përmbyllur këtë gjysmëvjetor shkollor, pa ndonjë organizim, shkaku i pandemisë së krijuar. /Albinfo.ch