Maqedonia

Fluks i madh i mërgimtarëve edhe në Aeroportin e Shkupit

Gjatës natës së mbrëmshme aeroporti i Shkupit u mbush nga mërgimtarët që po vijnë në vendlindje për festat e fundvitit, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet maqedonase bëjnë të ditur se vetëm mbrëmë, mijëra mërgimtar nga e mbarë bota, në veçanti ata nga shtetet evropaiane kanë ardhur në vendlindje.

Këto ditë fluturimet nga Evropa janë janë të shumta, posaçërisht pasi Zvicra e hoq nga lista e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19 Maqedoninë e Veriut. Kjo ka ndikuar që numri i mërgimtarve të rritet.

Fotografia është e natës së mbrëmshme, mirëpo edhe sot pritet të jetë i madh numri i mërgimtarëve që krahas aeroplanit, vijnë edhe me vetura.