Lajme

Në këto kantone, vaksinimi fillon që në javën e ardhshme

Dozat e vaksinimit të alokuara për to duhet të përgatiten dhe injektohen - fillimisht për të vaksinuar njerëz veçanërisht të prekshëm

Kantonet qendrore zvicerane duan të fillojnë vaksinimet e para kundër Covid-19 jo më larg se në javën e ardhshme. Dozat e vaksinimit të alokuara për to duhet të përgatiten dhe injektohen – fillimisht për të vaksinuar njerëz veçanërisht të prekshëm, shkruan sda.ch.

Këtu hyjnë kryesisht personat nga grupi i ashtuquajtur i rrezikut, njerëz të moshës mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Vaksinimi zyrtar fillon në të vërtetë më 4 Janar, është njoftuar të shtunën nga Konferenca e Drejtorëve Shëndetësorë të Kantoneve të Zvicrës Qendrore (ZGDK), transmeton albinfo.ch.

Me marrëveshjen e përbashkët midis drejtorëve të shëndetësisë në Zvicrën qendrore dhe koordinimin nga ana e autoriteteve përkatëse shëndetësore, do të shmanget “gara politike” për vaksinimin më të shpejtë, e cila do të ishte e rrezikshme dhe e panevojshme.

Në Zvicrën qendrore bëjnë pjesë kantonet: Luzern, Uri, Schwyz, Obwalden, Nidwalden dhe Zug.

Autoriteti i produkteve terapeutike Swissmedic befasisht ka njoftuar sot për miratimin e parë të një vaksine kundër Covid-19 në Zvicër.