Kosova
Gjendja në pikat kufitare në Kosovë, në Merdar nuk ka pritje
Tashmë mërgimtarët kanë filluar të vijnë për festat e fundvitit në Kosovë. Ata po presin me orë të tëra nëpër kufijtë e shteteve, si Slloveni, Hungari, Kroaci, transmeton albinfo.ch.
Por ndryshe është gjendja në pikat kufitare në Kosovë.
Në Merdar gjatë ditës ka pasur pritje vetëm rreth 40 minuta, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare, transmeton albinfo.ch.
Këtë lajm e ka konfirmuar Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës, i cili përmes telefonit ka dhënë detaje edhe për pikat e tjera kufitare.
“Gjatë ditës në pikëkalimin në Merdar pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat e tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai.
KP ka provuar të marrë informacione edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, por nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor