Lajme
Austria “mbyllet” për herë të tretë
Qeveria austriake ka marr vendim që të shkoj për herë të tretë drejt "mbylljes totale” dhe këtë vetëm 11 ditë pasi mbaroi bllokimi i dytë.
Kancelari austriak Sebastian Kurz së bashku me kabinetin e tij morën këtë vendim pasi numri i rasteve të infektuarave është ende në shkallë të lartë.
Përveç dyqaneve dhe shërbimeve publike që janë të nevojshme për jetesë, çdo dyqan tjetër do të mbyllet, shkruan heute.at
Masat e reja do të hynë në fuqi menjëherë pas ditës së Krishtlindjes, gjegjësisht nga data 26 dhjetor dhe do të zgjasin deri me 17 janar, përcjell albinfo.at.
Austria do të lejojë teleferikët të hapen pavarësisht një bllokimi që po hyn në fuqi në 26 dhjetor. Raundi i dytë i testeve masive do të mbahet nga 16-17 Janar, duke lejuar që ata që testojnë negativisht të lirohen nga bllokimi. Ata që nuk testohen duhet të qëndrojnë në bllokim deri me 24 janar.
Albinfo.at sjell disa nga rregullat e reja që ka marr qeveria austriake
1.Krishtlindja -24 -25 dhjetor
Rregulloret e shpallura ditë më parë për festën e Krishtlindjes, 24 dhe 25 dhjetor mbeten ende në fuqi. Kjo do të thotë: Është e mundshme takime me 10 persona nga 10 familje të ndryshme.
- Nata e Vitit të Ri
Ndërrimi i motmoteve nuk mund të pritet në ambientet e jashtme. Ashtu siç ka marr vendim shtetit gjerman, edhe në Austri nuk do të këtë falje. Ekziston gjithashtu kufizimi i daljes gjatë gjithë ditës së 31 dhjetorit.
- Katër javë “bllokim total”
Dyqanet e shërbimeve të shitjes me pakicë dhe ato që kanë kontakt me trupin do të mbyllen. Shërbimet me porosi dhe që janë me pakicë do të funksionojnë. klikoni dhe grumbulloni është e mundur në pakicë – Hapjet e e para të dyqaneve do të bëhen nga 18 janari.
Shkollat nga 7 janar deri më 17 janar do të mbajnë mësimi në distancë. Pastaj në shkollë mund të kthehen pasi ta bëjnë testin masiv.
Sportet në ambient të jashtëm do të hapen sipas rregullores së “landeve” apo “Bezirkeve”. Nëse merret vendim për t’u hapur, atëherë sipas qeverisë duhet të garantohen masa të rrepta mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar