Lajme
Muzika popullore zvicerane, 5 instrumentet tradicionale
Disa prej tyre janë të rrënjosura në një kanton ose rajon të veçantë, dhe për këtë arsye kanë mbetur relativisht të panjohura jashtë kufijve rajonalë
Diversiteti i pasur që dallon kulturën zvicerane, reflektohet gjithashtu nga folklori shumëngjyrësh i vendit.
Ekzistojnë një numër instrumentesh të cilat, megjithëse jo në të gjitha rastet unike për muzikën popullore zvicerane, megjithatë njihen lehtësisht që janë produkt i shtetit zviceran, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, një larmi e gjerë instrumentesh me tela dhe frymore i japin tonet e tyre të pasura muzikës tradicionale të vendit. Disa prej tyre janë të rrënjosura në një kanton ose rajon të veçantë, dhe për këtë arsye kanë mbetur relativisht të panjohura jashtë kufijve rajonalë, shkruan House of Switzerland.
Büchel
Të gjithë në Zvicër, e njohin si “alphornin”, me tonet e thella që dëgjohen me kilometra në të gjitha drejtimet.
Buçeli është modeluar nga druri i pishës dhe është më i shkurtër dhe më i ndezur. Ndryshe njihet edhe si buri (në kuptimin e zhurmës së madhe).
Buçeli ka një ton më të qartë dhe më të mprehtë se alphorn dhe mund të prodhojë sekuenca të shpejta të notave. Sidoqoftë, është një instrument i vështirë për t’u zotëruar.
Hexenscheit
Hexenscheit, ose në gjermanisht ‘Häxeschit’, që do të thotë fjalë për fjalë ‘bordi i shtrigave’, është një instrument bernez nga familja e qiftës. Është një version më i vjetër dhe më i thjeshtë i çiftelisë dhe prodhon një tingull metalik.
Duhet theksuar se ky instrumenti është i pranishëm në vend për gati 200 vjet. Është formë e një trapezi dhe zakonisht luhet e shtrirë në prehrin e dikujt ose në një tavolinë, ka shtrirje të veçantë në kantonin e Bernës.
Hakbrett
Karakterizohet nga tingulli i tij unik, ky instrument është i ngjashëm me cimbalom që është i popullarizuar në muzikën cigane, megjithëse është me një madhësi më të vogël. Tradicionalisht është e lidhur me kantonin Appenzell por mund të gjendet edhe në Valais.
Telat ndahen në segmente nga urat që i japin mundësi muzikantit të prodhojë nota të ndryshme.
Versioni nga Appenzell përfshin tradicionalisht 25 kurse me 5 tela, të gjitha të akorduara në të njëjtën lartësi. Kjo vegel muzikore është ekspozuar në Muzeun Zviceran të Muzikës në Basel.
Instrumente të pazakonta goditjeje: lugë druri dhe talerschwingen
Muzika popullore zvicerane karakterizohet gjithashtu nga përvetësimi krijues i objekteve shtëpiake. Kjo është e vërtetë, për shembull, për lugët prej druri ose metali që përdoren për goditje dhe mund të shoqërojnë meloditë e fizarmonikës.
Teknika e lojës përfshin mbajtjen e dy lugëve nga dorezat e tyre dhe goditjen e tyre në mënyrë ritmike Kjo vegel apo thënë më mirë lojë me lugë u vërtetua për herë të parë në Zvicër në fund të shekullit XVIII. Deri në vitet 1970, janë përdorur lugë supë metalike; megjithatë, që nga ajo kohë, studiues të tillë si Brigitte Bachmann-Geiser, një etnologe e specializuar në muzikën popullore zvicerane, kanë vërejtur një mani në rritje për lugët e gdhendura prej druri.
Ky instrument i improvizuar është bërë një mjet në modë goditjeje që mund të blihet në dyqanet e muzikës
Schwyzerörgeli
Tingulli i kësaj fizarmonike të vogël është karakteristikë e melodive popullore zvicerane dhe e muzikës Ländler (vallëzimi zviceran i vendit). Njihet si ‘schwyzerörgeli’ sepse u shfaq për herë të parë në kantonin Schwyz në 1886, pasi ishte përshtatur nga Alois Eichhorn nga një instrumentistët vjenez që mbërriti në Zvicër në fillim të shekullit XIX. Kjo fizarmonikë diatonike i mundëson muzikantit të luajë bas dhe melodi me anë të 18 butonave për dorën e majtë dhe 31 për të djathtën.
Nëse dëshironi të dini më shumë, duhet të shikoni dokumentarin Fremdfötzelige Musikanten (Muzikantë të Veçantë), prodhuar nga Roger Bürgler në 2015, i cili zbulon historinë e këtij instrumenti dhe prezanton disa lojtarë inovativë të schwyzerörgeli-t, të cilët nuk janë veçse muzikantë konvencionalë!
/Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën