Lajme
Emigrimet e popullsisë dhe pandemia
Me rastin e 18 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të Migrimeve
Pandemia Covid-19, si shumë pandemi para saj, nuk është vetëm një kërcënim shëndetësor, por ndikon në funksionimin e pothuajse të gjitha sferave të jetës. Covid-19 ka krijuar sfida të jashtëzakonshme dhe unike për Kosovën, Evropën dhe në gjithë botën, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës pa përjashtuar këtu edhe migrimet e popullsisë.
Migrimet janë dukuri e shoqërisë njerëzore që nga kohët antike e deri më sot, me arsye dhe pasoja të ndryshme. Arsyet më të shpeshta të migrimeve janë: luftërat, krizat socio-ekonomike, politike etj. Njerëzit lëvizin edhe në kërkim të një jete më të mirë, edhe atë kryesisht grupmoshat e reja dhe të moshës së mesme.
Pandemia ka ndryshuar jetën e njerëzve në gjithë planetin, duke shkaktuar pasoja të rënda në të gjitha sferat e jetës sociale, ekonomike, shëndetësore, arsimore etj. Në të njëjtën kohë megjithatë, nga kriza e shkatuar nga pandemia pa dyshim që migrimet e popullsisë dhe migrantët janë kategoritë më të atakuarit.
Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), i cili përfshiu 40 vende të zhvilluara është konstatuar ndikimi i pandemisë Covida-19 në fluksin migrator në gjysmën e parë të vitit. Rënia e numrit të lejeve të reja të qëndrimit të lëshuara, i cili është për 46 për qind më i ulët krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar është fakti që më së miri e ilustron ndikimin e pandemisë në migrimet e popullsisë. Përgjysmimi i numri të lejeve të qëndrimit të lëshuara sipas OECD është i pashembullt, i cili do të ndikojë që migrimet ndërkombëtare gjatë vitit 2020 të jenë jashtëzakonisht në shifra më të ulëta.
Kjo rënie është e kuptushme, duke pasur parasysh kufijtë e mbyllur dhe lëvizjet e kufizuara për muaj të tërë, kufizime të cilat janë ende në funksion në shumë vende. Raporti konstaton se pandemia më së tepërmi ka goditur migrimet e popullsisë me rënie të ndjeshëm të tyre, e cila negativisht do të reflektohet si në vendet emigruese, ashtu edhe në ato imigruese.
Pasojat e pandemisë dhe migrimet
Pandemia ka goditur migracionin për faktin se qeveritë e shumë vendeve të botës, mbyllja e kufijve, ndalimin e udhëtimi, ndalimin e hyrjes për ata që vijnë nga vende të caktuara ose kufizimet e hyrjes për të gjithë, përveç qytetarëve të tyre, e konsideron si masa më e mirë për parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes.
Kështu në fund të marsit mbi 150 vende kishin vendosur masa të tilla, duke e bërë këtë periudhë me më së shumti kufizimi të lëvizjes në historinë e udhëtimeve ndërkombëtare.
Mbyllja e kufijve shtetërorë ka treguar se sa varet ekonomia e sotme globale, por edhe ekonomitë nacionale nga migrimi, pra nga lëvizshmëria hapësinore e fuqisë punëtore. Mjafton të përmenden të dhënat se më 2018, në vendet me të ardhura të larta, migrantët e punës përbënin 68% të numrit të përgjithshëm të migrimeve ndërkombëtare. Migrantët përbëjnë 60.8% të fuqisë punëtore në Amerikën e Veriut (23%), ndërsa në Evropën Veriore, Jugore dhe Perëndimore përbëjnë ¼ e fuqisë punëtore.
Shkaktarët kryesorë, që detyruan popullsinë të emigrojë ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit ekonomik me papunësinë si motivuesi kryesor për emigracionin. Ekonomia botërore, por edhe ajo e Evropës, e posaçërisht e Ballkanit Perëndimor po përjeton recesion, i cili në masë të madhe varet nga kohëzgjatja e pandemisë Covid-19.
Banka Botërore në parashikimet e ndikimit të pandemisë në ekonominë botërore, duke u bazuar në kohëzgjatjen e pandemisë ka parashikuar që Ballkani Perendimor të ketë rënie ekonomike prej -5.7% gjat vitit 2020, duke përjetuar një recesion më të thellë se sa kriza financiare globale.
Në rastin e Kosovës, si vend me ekonomi të brishtë, parashikimet janë edhe më të zymta në të dy skenaret: a) skenari bazik- nëse pandemia zgjat deri në mesin e vitit 2020 dhe, b) më i pafavorshëm – nëse pandemia zgjat deri në fund të vitit 2020.
Kështu, rritja e Bruto Produkit Vendor në Kosovë nga 4.1% sa ishte para pandemisë, do të tregojë rënie në -4.5% në rastin e parë dhe në -11.3%, në rastin e dytë, e i cili është realitet me pandeminë. Edhe treguesit e tjerë ekonomikë, siç janë investimet nga 3.8% sa ishte para pandemie do të tregojnë rënie në -21.5% në ratin e parë dhe në -28,5% në rastin e dytë, ose eksporti nga 4% sa ishte para pandemisë do të tregojë rënie në -12,2% në rastin e parë dhe në -25,5% në rastin e dytë. Fatin e njëjtë e kanë edhe konsumi, importi edhe treguesit e tjerë ekonomikë.
Pa dyshim se një gjendje e tillë do të përcillet me përkeqësim të gjendjes edhe në fushën e punësimit, duke rritur shkallën e papunësisë, e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, e cila shoqërohet me një rritje të pabarazive në shoqëri që paraqet edhe faktorët kryesorë që nxisin emigrimet nga vendi.
Kjo nënkupton që pas përfundimit të pandemisë dhe heqjes së kufizimeve në lëvizje nga pandemia, si pasojë e përkeqësimit në sferën socio-ekonomike Kosova mund të përballet me fluks të shtuar të emigrimeve, meqënëse nga shumica e personave të aftë për punë, kjo do të shihet si mundësia e vetme për të siguruar mirëqenie më të mirë për vete dhe familjet e tyre.
Emigrantët si grup i popullsisë janë më të prekurit nga pasojat ekonomike të pandemisë sepse janë të parët që humbin punën e tyre, ndërsa fakti se numri më i madh i emigrantëve janë të punsuar ne veprimtarir hotelieri e turizëm më të goditurat nga pandemia e vështërson edhe më teper situaten e tyre ekonomike.
Pasojat e pandemisë do të vërehen gjithashtu në vendet e origjinës së migrantëve. Shuma e parave që njerëzit u dërgojnë familjeve të tyre në vendlindjen do të ulet. Mundësitë e punësimit në vendin e origjines do të përkeqësohen. Ndërsa vendet në të cilat njerëzit emigrojnë tradicionalisht në kërkim të punës shtrëngojnë masat kundër imigracionit të paligjshëm dhe mundësitë ligjore për të hyrë në ato vende zvogëlohen, që do të mund të ndikoj në rritjen e zhgënjimit në vendet nga të cilat emigrojnë njerëzit.
OECD paralajmëron për mundësinë që intoleranca ndaj të huajve do të rritet në vendet që janë anëtare të kësaj organizate për shkak të rritjes së papunësisë. Migrantët shpesh perceptohen si konkurrent për një vend pune.
Në fund, ndër masat më efikase për luftimin e smundjeve infektive duke përfshir edhe Covid 19, mbetet kufizimi i lëvizshmërisë hapësinore të njerëzve- migrimet. Për këtë arsyje migrimet nderkombtare me shumë gjasë edhe një kohë do të mbesin të kufizuara nga frika e bartjes dhe trasmetimit të virusit.
Kosova por edhe vendet tjera në varsi të raportit me migrimet duhet ti pershtatin edhe politikat tjera sektoriale pasi që pas pandemia Covid 19 edhe migrimet nderkombtare “ nuk do të jenë si më parë”, por mund të ndryshojnë pergjithmon që kërkon edhe angazhi dhe zgjidhje komform ndryshimeve të reja.
Sami Behrami
Autori është doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”