Lajme

Vjena do të ofrojë teste COVID-19 falas deri në Krishtlindje

Në një përpjekje për ta bërë periudhën festive më të sigurt, testimi i koronavirusit do të mbetet falas deri në prag të Krishtlindjes në Vjenë

Testimi i koronavirusit do të mbetet falas në kryeqytetin austriak deri në prag të Krishtlindjes, raporton Kronen Zeitung.

Qendrat e testimit, të cilat u hapën në vjeshtë dhe u zgjatën gjatë fazës mbarëkombëtare të testimit masiv, janë mbajtur të hapura për të lejuar njerëzit të testohen para se të takohen me familjet e tyre gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Testimi do të zhvillohet me testet e antigjenit – me teste PCR të disponueshme për ata që janë pozitivë.

Ekspertët dhe partitë e opozitës kanë theksuar se vetëm 22 për qind e popullsisë kanë marrë pjesë – shumë më pak se 60 për qind që qeveria fillimisht tha se po synonte. Në Vjenë, vetëm 13.5 për qind e banorëve u testuan, përcjell tutje albinfo.at.