Lajme
Agjencitë turistike nga Austria: Nuk ka ndalesa për udhëtarët transit
Agjencitë turistike shqiptare të cilat udhëtojnë me autobus në relacionet Austri –Kosovë, apo Austri – Maqedoni kanë deklaruar për „albinfo.at“ se nuk kanë asnjë pengesë gjatë kalimeve të shteteve transit për të udhëtuar në vendlindje.
„Ne jemi duke udhëtuar çdo ditë dhe nuk kemi asnjë pengesë në Hungari dhe as në Serbi. Kemi biseduar me të gjitha organet kompetente dhe na kanë siguruar se për kalimin transit nuk kërkohet as karantinë dhe as test të PCR-së“, thotë Gazmend Bici nga kompania turistike „Bici Com“ në Vjenë, kompani kjo e cila udhëton çdo ditë nga Austria për në Kosovë dhe anasjelltas. Ai shtoi se edhe udhëtarët gjatë hyrjes në Kosovë nuk po u kërkohet ndonjë dokument shtesë apo karantinë.
Edhe kompania tjetër e autobusëve në Austri, „Loshi Reisen“, siguron udhëtarët se mund të udhëtojnë pa asnjë problem nga Austria për në Kosovë.
„Çdo ditë jemi duke udhëtuar pa asnjë pengesë. E di që bashkëatdhetarët tanë po lexojnë gjithfarë lajmesh nëpër media dhe po frikësohen të udhëtojnë. Por, nuk kanë asnjë arsye për m’u shqetësuar sepse udhëtimi transit është i lejuar dhe nuk kërkohet asnjë letër të veçantë përpos atyre që janë të obligueshme për udhëtim dhe maskës“, thotë Zeqir Loshaj nga kompania „Loshi Reisen“.
“Albinfo.at” ka kontaktuar edhe me kompaninë tjetër „Zhitia Turist“ e cila udhëton nga Austria nëpër Slloveni për në Kosovë dhe anasjelltas. „Deri më tash kemi kaluar çdo herë mirë edhe nëpër Slloveni. Edhe gjatë ditëve të ardhshme informacionet që kemi ne, nuk do të këtë ndalesa për udhëtarët transit“, thonë nga kjo kompani.
Pa asnjë problem shtesë mund të udhëtojnë edhe bashkatdhetarët tanë për në Maqedoni. Kompania „Eurolines Fati“ u shpreh për „albinfo.at“ se deri më tash nuk kanë hasur në asnjë telashe. Madje as në hyrje të Maqedonisë nuk është duke u kërkuar në masë aq të madhe testi i PCR-së apo rregulli i karantinës.
Megjithatë, agjencitë turistike thonë se udhëtarët që kthehen nga Kosova apo Maqedonia drejt shteteve perëndimore aty ku edhe jetojnë dhe punojnë duhet patjetër që të kanë me vete testin negativ të PCR-së jo më i vjetër se 72 orë, në mënyrë që të evitojnë rregullin e zbatimit të karantinës të shteteve përkatëse.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor