Lajme

Austri, 2,588 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin 24-orësh janë regjistruar 2,588 raste të reja me Covid, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportit, Austria që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka 325,051 infektime gjithsej.

Ky shtet në muajin e fundit kishte raste të shumta me Covid dhe numri i të infektuarve lëvizte mes 7 mijë deri në afro 10 mijë.

Shteti vendosi masa të reja kufizuese dhe duket se këto dhanë rezultate pozitive. Në javën e fundit Austria ka raportuar nën 3 mijë raste.

Po ashtu, Austria shquhet edhe me numrin e madh të testimeve. Deri më tani ka realizuar 3,4 milionë testime. /Albinfo.ch