Lajme
Modelja sharmante, Bleonida Pepshi, imazh bukurie në Zvicër
Modelja shqiptare, Bleonida Pepshi, e lindur dhe rritur në Zvicër, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Zvicër.
Tashmë edhe botërisht duket se vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme veçmas në fushën e modelizmit.
Modelja shqiptare, Bleonida Pepshi, 18-vjeçare, e lindur dhe rritur në Zvicër, por me prejardhje nga Juniku, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Zvicër.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Ndërkohë në moshën 17-vjeçare ajo vendosi të merret me botën e modelimit dhe se është e duhura që ta zotërojë këtë fushë.
Jeta në Zvicër
Ani pse Bleonida ka lindur, jeton dhe vepron në Zvicër, ajo është me origjinë nga Juniku i Kosovës. Prindërit e saj, Mentor Pepshi dhe Valdete Salhi-Pepshi, para shumë vjetësh kishin emigruar në Zvicër shkaku i luftës dhe situatës jo të mirë të krijuar në atë kohë.
Bleonida shollimin e kishte filluar në Kerzers, në kantonin e Freiburgut, të cilin e vazhdoi deri në klasën e shtatë, pastaj së bashku me familje kishin lëvizuar nga kantoni i Freiburgut në kantonin e Argau.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
“Meqenëse jam lindur dhe shkolluar këtu, për mua nuk ka qenë aspak e vështirë të ambientohem me jetën dhe shoqërinë në Zvicër”.
E bukur, delikate dhe plot sharm
Këto janë fjalët që e karakterizojnë Bleonida Pepshin, modelja që po ecën me hapa të sigurt në Zvicër dhe po tregohet goxha e suksesshme në këtë fushë, duke pozuar brende të veshjes dhe së fundmi edhe të parfumit “Versuit” në Zvicër.
Ajo është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes.
Duke qenë se çdo modele në plan të parë ka bukurinë dhe veshjen, Bleonida Pepshi shprehet se është e pasionuar në raport me të dyja këto.
“Veshjet e markës ‘Gucci”, e po ashtu edhe ajo ‘Zara’ më pëlqejnë më së shumti, por nuk janë të vetmet, sepse më pëlqejnë edhe shumë marka të tjera”, shprehet ajo.
Po ashtu, rëndësi për Bleoniden ka edhe kozmetika. Patjetër që për një modele që të duket bukur, duhet edhe gërshetimi i saj me kozmetikën.
“Përveç modelizmit, si fushë e preferuar imja, tani jam duke ndjekur edhe kurse për kozmetikë në Zvicër”.
Dashuria e saj për fotografinë
Ani pse Bleonida është një emër i veçantë, asaj i pëlqen ta quajnë shkurt Nida. Fotosesionet e saj janë me shumë shije dhe mjaft tërheqëse. Fotot e saj reflektojnë një karakter të fortë dhe mjaft seriozitet.
Shumë faqe të njohura Instagrami për femra, si nga Kosova, Shqipëria, ashtu edhe nga Zvicra, kanë postuar foto të ndryshme të saj, si modele bukurie.
Duke qenë se është fotogjene, Bleonida së fundmi ka reklamuar parfumin e ri të quajtuar “Versuit”, e po ashtu edhe disa veshje për butiqe të ndryshme.
“Së fundmi kam realizuar një reklamë për parfumin “Versuit” që shumë shpejt do të dalë në treg. Jam ndarë shumë e kënaqur, për mënyrën se si është realizuar reklama, ndërkohë që marketingun e ka bërë fotografi Shpend Salihu dhe me pronarët e parfumit që janë shqiptarë, Fatmir dhe Mimosa Kastrati”, është shprehur Nida.
Kosova dhe veshjet tradicionale
Shohim shumë modele që janë të dhëna pas veshjeve moderne, duke harruar apo edhe duke mos dashur t’i kultivojnë veshjet e mirëfillta tradicionale.
E për Bleoniden kjo nuk vlen, sepse veshjet tradicionale, e po ashtu edhe veshjet e nusërive në Kosovë i pëlqen shumë, aq sa edhe ka bërë reklama për to.
“Veshjet tradicionale i dua dhe më pëlqejnë shumë. Kam reklamuar veshje tradicionale në Kosovë, në qytetin e Vushtrrisë, në butikun “Vella”.
Nga ana tjetër, Bleonida është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se zemra i rrah ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje ka edhe familjarë të saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.
“Jam shumë e lidhur me Kosovën dhe më pëlqen vendi im, andaj për çdo vit udhëtojmë për pushime Kosovë”.
Bleonida Pepshi është një emër premtues në fushën e modës me qëllime të qarta drejt suksesit.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBleonida Pepshi
- Prejardhja:Zvicer
- Vendi ku vepron:Zvicer
- Profesioni:Modele
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër