Lajme

Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Austri

Në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar ulje të dukshme.  Mbi 3 milionë testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 3,386,308 testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.

Nga numri total i testimeve, 319,822 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, Austria ka regjistruar 3,241 raste të reja me Covid.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm. Gjatë kësaj jave në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 277,883 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.