Kosova
LVV dhe AAK, jo të gatshme për bashkëpunim
Ende po vazhdon të jetë zgjedhja e presidentit të ri të shtetit një prej temave kryesore mes partive politike. E në rast të dështimit të votimit për presidentin e ri, zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm. Partitë politike flasin edhe për mundësinë e koalicioneve dhe çështjen e vijave të kuqe, transmeton albinfo.ch.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, në rast të zgjedhjeve të reja. Ky subjekt politik nuk e përjashton një koalicion bashkë qeverisës as me Vetëvendosjen.
“Ne në historikun e partisë kemi pasur një bashkëpunim me partinë e zotit Kurti, kur kemi qenë në opozitë. Në dy legjislaturat e fundit ka munguar ai bashkëpunim, mirëpo AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik në Kosovë…Nëse nuk ka gatishmëri për kompromis, sigurisht se zgjedhjet janë të pashmangshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin Shkumbin Demaliaj.
Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se aktualisht kjo parti nuk ka vullnet për të bashkëpunuar më ndonjërën nga partitë në skenën politike.
“Dalja e vetme nga kjo situatë janë zgjedhjet e reja demokratike pasi as Kuvendi e as Qeveria nuk janë duke funksionuar. Rrjedhimisht kemi nevojë për një rilegjitimim të institucioneve e kjo bëhet përmes zgjedhjeve të reja. Sa u përket bashkëpunimeve LVV ende nuk ka diskutuar për këtë temë, por mund të them se për momentin nuk ka vullnet për bashkëpunim me ndonjë subjekt politik duke pasur parasysh se ne tashmë gëzojmë një mbështetje të mjaftueshme qytetare”, deklaroi Artan Abrashi.
Partia Demokratike këmbëngul që deputetët e saj nuk do ta votojnë asnjë kandidat për president nga radhët e partive të koalicionit. Derisa nga LDK-ja është thënë se në rast të mosarritjes së një marrëveshje politike për presidentin, atëherë zgjidhje e vetme janë zgjedhjet.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor