Shqipëria
Tiranë: Trazira pas vrasjes së 25-vjeçarit, çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave të posaçme “Shqiponja”, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u ndaluar, ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Protestuesit kërkuan të mërkurën në Tiranë drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia. Ndërkohë kanë filluar hetimet ndaj policit që hapi zjarr me pasojë humbjen e jetës.
Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12.) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkak i protestës u bë vrasja e një të riu. Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, (8.12) një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25-vjeçar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.
Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi, gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25-vjeçari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.
Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë të mërkurën për DW se “kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë”.
Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punën e tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?