Kosova
Gjermania zotohet t’i ndajë Kosovës 72.1 milionë euro
Nënshkruhet marrëveshja për grantin prej 72.1 milionë eurosh, ndihmë e Gjermanisë për Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Sot u përmbyllën negociatat qeveritare mes Kosovës dhe Gjermanisë për periudhën 2020-2021, gjatë të cilave Qeveria Gjermane ofroi një shumë prej 72.1 milionë euro për bashkëpunimin zhvillimor bilateral, prej të cilave 12.2 milion janë për asistencë teknike dhe 59.9 milion për asistencë financiare.
Ambasadori Jörn Rohde mori pjesë në përmbylljen e negociatave bashkë me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Me kërë rast, Ambasadori Rohde theksoi:
“Gjermania është donatori më i madh bilateral dhe investitori i huaj më i madh në Kosovë. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian. Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ku fokusohemi në mbështetjen e arsimit profesional dhe zhvillimit të bizneseve. Gjermania poashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave.”
Nga viti 1999, Qeveria Gjermane ka investuar më shumë se 660 milionë euro në zhvillimin e Kosovës, dhe përgjatë 22 viteve ka kontribuar vazhdimisht drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe asistencën lidhur me luftimin e pandemisë Covid-19. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor