E-Diaspora

Kërkohen aktorë shqiptarë nga Zvicra për një film të metrazhit të shkurtër

Për realizimin e një filmi të metrazhit të shkurtër në kuadër të ZHdK, (Shkolla e Lartë e Arteve e Cyrihut) ne po kërkojmë aktorë shqipfolës (me theks kosovar) që jetojnë në Zvicër (për shkak të masave të Koronës), transmeton albinfo.ch.

Xhirimet janë planifikuar për në fillim / mes të shkurtit të vitit  2021 – kjo varet nga situata aktuale dhe masat e koronës.

Filmi është një studim i karakterit të një gruaje të re kosovare në Zvicër, e cila ndodhet në dilemë mes familjes dhe punës.

Kërkohen rolet e mëposhtme:

ERA (f, përafërsisht 26 vjeç):  flet rrjedhshëm shqipen & gjermanishten zvicerane – 5 ditë xhirime

ROZAFA (f, rreth, 20 vjeç): shqip & gjermanishte zvicerane – 1-2 ditë xhirim

BABAI (m, rreth 55 vjeç): shqip – 2 ditë xhirim

NËNA (f, rreth 55 vjeç): shqip – 2 ditë xhirim

VJEHRRI (përafërsisht 55 vjeç): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit – 1-2 ditë xhirim

VJEHRRA (f, përafërsisht 55 vjeç): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit – 1-2 ditë xhirim

E REJA (nusja) (f., përafërsisht 24 vjeçe): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit 1-2 ditë xhirim.

Na pëlqen të punojmë me aktorë amatorë, prandaj sigurohuni që të kontaktoni edhe nëse nuk keni shumë përvojë aktrimi. Ju lutemi aplikoni me një foto dhe – nëse keni – referenca për: [email protected]