Kosova
Japonia dhuron 800 mijë euro për shëndetësinë në Kosovë
Nënshkruhet marrëveshja për grantin prej 800 000 eurosh, ndihmë e Japonisë për shëndetësinë në Kosovë
Është bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurosh për të siguruar pajisje dhe mirëmbajtur ato, transmeton albinfo.ch.
Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.
Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSH, Ardian Mehmetaj dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaware.
Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Në takimin konsultativ, ku është nënshkruar marrëveshje përveç MSh dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Japonisë kanë marrë pjesë (online) edhe Crown Agents Japan me qëllim të zbatimit të donacionit përmes “Japan’s Grant Aid the Economic and Social Development Programme” (Provision of Medical Equipment), që ka për qëllim sigurimin e pajisjeve për SHSKUK. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor