Sporte Luftarake
Boksieri Florian Marku bokson më 12 dhjetor në Wembley
Është bërë e ditur se boksieri shqiptar, Florian Marku, do të boksojë më 12 dhjetor në Wembley kundër britanikut Alex Fearon, transmeton albinfo.ch.
Dueli do të jetë në mbrëmjen e njëjtë kur do të ndeshet Anthony Joshua me Kubrat Pulevin për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.
Për Markun, që bokson në kategorinë velter, është dueli i tetë në boksin profesionist. Britaniku Fearon ka nëntë fitore e dy humbje.
“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë si parameç i Joshua – Pulevit. Lufta ime do të transmetohet drejtpërdrejt në SkySports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtë vit”, ka shkruar Marku në Facebook. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër