Futboll
Astrit Selmani, lojtari i muajit nëntor në Suedi

Sulmuesi kosovar i Varbergsit, Astrit Selmani është zgjedhur lojtari më i mirë për muajin nëntor në kampionatin elitar të Suedisë, Allsvenskan.
Ai bëhet lojtari i parë që ka fituar çmimin e më të mirit të muajit në kategorinë e dytë dhe të parë të Suedisë.
Në kategorinë e dytë, Superetttan, ishte shpallur më i miri për muajin prill të vitit 2019.
Në nëntor, Selmani shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me një asistim për Varbergsin që fitoi nëntë pikë dhe siguroi mbetjen në Allsvenskan për vitin 2021.
23-vjeçari këtë edicion në 28 ndeshje në të gjitha garat shënoi 17 gola dhe asistoi për tetë të tjerë. Për Selmanin e po ashtu edhe klubin e tij, është hera e parë që garojnë në elitë.
“Astrit Selmani është një lojtar tepër i rëndësishëm për Varbergsin, që ka siguruar shumë pikë në raundet e fundit dhe e ka mbajtur barrën kryesore gjatë gjithë vitit në klub. Selmani është arsyeja pse Varbergs do të vazhdojë të luajë në Allsvenskan edhe në vitin 2021”, thuhet në arsyetimin e jurisë, njofton të dielën faqja zyrtare e kampionatit elitar të Suedisë.
Selmani, që ka shprehur interesim të luaj për Kosovën, me skuadrën suedeze ka kontratë deri në fund të vitit 2021. Gjasat që ai të largohet janë të mëdha.
Kampionati në Suedi përfundoi të dielën. Varbergs humbi në xhiron e fundit nga Djurgarden (1:0). Selmani mungoi pasi ishte i suspenduar për shkak të kartonëve. Me 15 gola ai ishte realizatori i dytë më i mirë në elitë./koha
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë