Lajme

Kalon shifra mbi 300 mijë të infektuar në Austri

Austri: Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, 300,689 infektime

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria po shënon një rënje të infeksioneve në këtë javë, dhe vetëm në ditën e djeshme ishin 3,444 infektime të regjistruara, transmeton albinfo.ch.

Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 300,689 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 3 milionëve.

Vlen të theksohet se Austria për momentin ka 47,491 raste aktive.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.