Kosova

Deputetja e PDK-së propozon Edita Tahirin për presidente

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u sugjeron pjesëmarrësve të debateve televizive që në listën e të propozuarve për president të vendit ta fusin edhe Edita Tahirin.

Sipas saj, propozimi i Tahirit për të paren e shtetit e bën listën edhe më interesante.

Aktualisht pozitën e presidentit të shtetit e ushtron Vjosa Osmani, pasi ish-presidenti Thaçi dha dorëheqje nga ky post për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga Gjykata Speciale.

Postimi i saj i plotë:

 

Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listën imagjinare për PRESIDENT/E të Kosovës.

Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasysh që ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin, pse mos mi ba listen ma interesante.

Ani kur po thojnë me u marrë vesh lideret mes veti kujna i takon Presidenti.

Folni kapak edhe me deputet se po harroni që ata kanë me votu për President.

Aktualisht pozitën e presidentit të shtetit e ushtron Vjosa Osmani, pasi ish-presidenti Thaçi dha dorëheqje nga ky post për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga Gjykata Speciale.