Gjuha

Shkolla “Besa” në Romë zhvillon për të tretin vit radhazi mësimin e gjuhës shqipe

Shkolla e Gjuhës Shqipe “Besa” në Romë të Italisë zhvillon për të tretin vit radhazi mësimin e gjuhës shqipe, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet çdo të shtunë për rreth 4 orë, transmeton albinfo.ch.

Shkollat shqipe në shumë qytete të Italisë zhvillojnë mësimin e gjuhës shqipe në klasa, por disa prej tyre, për shkak të pandemisë, mësimin e bëjnë edhe online.

Fotografia e Qendra e Botimeve për Diasporën