Lajme
Ndërron jetë nga Covid 19 ish-presidenti i Francës
Është bërë e ditur se ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Ai ishte 94 vjeç. Muajt e fundit ai ishte shtruar në spital disa herë, fillimisht në Paris dhe më pas në Tours, për një infeksion të lehtë në mushkëri dhe probleme të zemrës, shkruajnë mediat franceze, përcjell albinfo.ch.
Familja shpjegoi se vdekja u shkaktua nga ndërlikimet në lidhje me Covid 19. Një pro-evropian i madh, ai ishte kreu i shtetit francez nga viti 1974 deri më 1981.
Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen e tij për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian.
I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale. Ai humbi në përpjekjet e tij për t’u rizgjedhur përballë socialistit Francois Mitterrand.
Ai krijoi lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku ata hodhën themelet për një monedhë të përbashkët evropiane, pasi krijuan Sistemin Monetar Evropian.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?