Lajme

Gjermani: Familja shumanëtarëshe nga Kosova refuzon testimin, ruhet nga forca të sigurisë

Është bërë e ditur se një familje nga Kosova në Gjermani ka këmbëgulur të mos bëjë testimin për Covid, me gjithë kerkesat e shumta nga autortitet e këtij shteti, transmeton albinfo.ch.

Gazeta gjermane Blid shkruan se familja shumanëtarëshe nga Kosova me vendbanim në Lüneburg të Gjermanisë veriore i kanë bërë problem shtetit gjerman, pasi refuzuan testimin, pas shpërthimit të koronavirusit në rrethin e tyre.

Po ashtu, e përditshmja gjermane shkruan se familja kosovare është shumë e gjerë, e cila përbëhet nga dhjetëra anëtarë dhe është e njohur mirë në Rotenburg.

Ndërkohë, autoritetet gjermane janë detyruar të ruajnë klanin e karantinës, duke angazhuar një kompani të sigurisë që t’i ruajë anëtarët e shumtë të familjes për të mos dalë nga izolimi, transmeton tutje albinfo.ch.

Departamenti i Shëndetësisë urdhëroi teste të detyrueshme për të gjithë, një javë më parë, pas disa rasteve pozitive me COVID-19 në familjen kosovare.

Meqenëse disa anëtarë treguan se nuk ishin bashkëpunues, autoritetet kërkuan mbështetje nga policia, duke përfshirë rreth 20 oficerë nga policia e Lüneburgut.

Autoritetet kontrolluan katër shtëpi të familjes, duke i detyruar anëtarët t’i nënshtrohen testimit.

Gjatë aksionit, një i ri u përpoq të ikte, madje dëshmitarët okularë deklaruan se u hodh nga kati i parë.

Që atëherë shtëpia ruhet nga rojat e sigurisë.

Një shërbim i sigurisë ka monitoruar daljet nga ndërtesa për tetë ditë rresht.

Sipas raprotit, BILD theksoi se foli me një anëtar të familjes. Gruaja (në mes të viteve 40) konfirmoi: “Ne të gjithë e kemi koronavirusin, vetëm ne të rriturit vuajmë, fëmijët po shkojnë mirë. Unë u shtriva në banesë për dhjetë ditë, burrit tim iu desh të shkonte në spital“.

Të martën, ajo zonë raportoi 87 persona të infektuar, nga kjo shifër 30 të infektuar i përkasin familjes së madhe nga Kosova.

Po ashtu, BILD raporton se koston e shpenzimeve për ta mbikëqyrur familjen rojat e sigurisë e bartin mbi vete taksapasguesit gjermanë. /Albinfo.ch.