Tematike
Zvicër: Dështojnë të dy iniciativat, e djathta kthen rezultatin në favor të vet
Në secilin prej sondazheve kishte dalë se iniciativat do të fitonin por në fund, shoqatat e biznesit, shumica e partive të djathta dhe Këshilli Federal ishin në gjendje të bindnin njerëzit të votonin kundër
Si iniciativa e “Për kompanitë e përgjegjshme – për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin” ashtu dhe ajo “Për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialeve të luftës”, kanë dështuar në kutitë e votimit.
Një ngushëllim mbetet: Tani hyn në fuqi kundër-propozimi indirekt i berë nga qeveria, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Në secilin prej sondazheve kishte dalë se iniciativat do të fitonin por në fund, shoqatat e biznesit, shumica e partive të djathta dhe Këshilli Federal ishin në gjendje të bindnin njerëzit të votonin kundër.
Iniciativa popullore “Për kompanitë e përgjegjshme – për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin” (iniciativa e përgjegjësisë së korporatave) kërkonte që kompanitë me qendër në Zvicër t’u nënshtroheshin rregullave të detyrueshme kur bëhet fjalë për pajtueshmërinë me të drejtat e njeriut dhe standardet e mbrojtjes së mjedisit në aktivitetet e tyre globale, përcjell albinfo.ch.
Nëse një kompani nuk do të kishte përmbushur detyrimin në fjalë ajo gjithashtu do të ishte përgjegjëse për çdo dëm të shkaktuar nga filialet dhe furnizuesit e kontrolluar jashtë vendit. Parlamenti duhet të ishte marrë me zbatimin konkret të nenit përkatës kushtetues.
Tani hyn në fuqi kundër-propozimi indirekt, të cilin e ka hartuar Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter dhe të cilin Parlamenti e ka kaluar në verë. Ligji përfshin detyrimet e raportimit për kompani të caktuara. Kur bëhet fjalë për miniera konfliktuale dhe punë të fëmijëve, kompanitë duhet gjithashtu të përmbushin detyrimet e kujdesit të duhur. Shkeljet dënohen me gjobë.
Dështon edhe iniciativa për “bizneset e luftës”
“Iniciativa për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialeve të luftës”, po ashtu ka dështuar. Ajo ka humbur numrin e nevojshëm të kantoneve. 12 nga kantonet e numëruara tashmë është konfirmuar se e kanë hedhur poshtë kërkesën. Në të gjithë Zvicrën, gjasat janë që ajo ka humbur në shkallën prej 60 për qind.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve