Bota
A mund të skijoni këtë dimër?
Vetë operatorët po e quajnë këtë një sezon ferri
Skiatorët dhe snouborderët në të gjithë Evropën po i ndjejnë më nga afër pasojat e pandemisë ndërkohë që janë të mëdha dyshimet se kur malet mund të hapen për sport këtë dimër.
Deri këtë javë, ka pasur pak optimizëm mes ekspertëve të industrisë së skive, me shpresën se sezoni i skive mund të hapej para fundit të vitit dhe ndoshta perspektiva e teleferikëve pa turma mund të ndihmojë në zbutjen e frikës së prekjes nga covidi.
Por, lëvizjet më të fundit në Evropë, për të shtyrë ose kufizuar hapjen e destinacioneve të sporteve dimërore, sjellin akoma më shumë pasiguri për industrinë e skive dhe për këdo që shpresonte të bënte një prenotim…
Tani ka shumë pak gjasa që sezoni i skive në Evropë të mund të hapet para 2021 e madje edhe në rast se hapet do të jetë subjekt i anulimeve të momentit të fundit apo edhe mbylljeve të papritura. Vetë operatorët po e quajnë këtë një sezon ferri, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte, kanë kërkuar që të gjithë resortet e skive në Evropë të qëndrojnë të mbyllur deri në janar për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Presidenti francez Emmanuel Macron ndërkohë tha pak ditë më parë se dukej e pamundur marrja në konsideratë e mundësisë së hapjes së resorteve të skive në Francë për periudhën e festave, edhe pse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.
Zyrtarët në Austri insistojnë se sezoni mund të fillojë në dhjetor.
Zvicra që nuk është anëtare e BE po ashtu e hapur dhe një numër restortesh ofrojnë shërbim me kapacitet të reduktuar.
Në Suedi ndërkohë, vend që ka forcuar kufizimet kohët e fundit por nuk ka vendosur asnjëherë izolim në shkallë kombëtare, resortet e skive janë të hapura.
Bullgaria, ka refuzuar apelin e Gjermanisë për të mbyllur resortet, por nuk dihet ende se si do të veprohet në destinacione të tjera si slloveni apo Spanjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit”