Lajme

Koronavirusi edhe në Austri me trend rënieje: 4,954 raste të reja

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 4,954  infektime të reja, një trend rënieje për dallim nga ditët tjera që ishe deri në 10 mijë të infektuar në një ditë, transmeton albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 270,992 infektime me koronavirus në këtë shtet dhe se deri më tani ka kryer mbi 3 milionë testime gjithsej, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas statistikave, numri i shërimeve ka arritur në 203,251 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë infektuar dhe shëruar e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.