Lajme
Gjermania do të krijojë trena me hidrogjen
Në një prononcim të fundit, drejtuesi i Hekurudhave Gjermane ka dhënë lajmin se po punohet për krijimin e një treni që fuqizohet nga hidrogjeni dhe përshkon rreth 563 km rrugë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se qëllimi kryesor është ndotja sa më pak e ambientit nga çlirimi i dioksidit të karbonit dhe pritet të zëvendësojë 1300 kg naftë të vjetërsuar.
Duhet theksuar se testet do të nisin më 2024 dhe do të zgjasin për një vit. Ai do të jetë i pajisur me dy vagonë dhe do të kapë shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta. Emrin ia kanë vënë Mireo Plus H dhe pritet të përshkojë tri qytete, duke reduktuar kështu emetimin e 330 tonëve dioksid karboni në vit, shprehet kompania.
Miero Plus H do të fuqizohet nga bateritë dhe qelizat e karburantit do të konvertojnë hidrogjenin dhe oksigjenin në elektricitet. Treni dyvagonësh do të ketë një diapazon 600 kilometërsh, ku gjithashtu mendohet t’i shtohet një vagon i tretë për të kapur 1000 kilometërshin.
“Qoftë i fuqizuar nga elektriciteti i linjës ajrore apo nga hidrogjeni, kryesorja është që energjia vjen nga burime të ripërtëritshme. Ky vend duhet të jetë pionieri i transportit hekurudhor modern”, tha ministri i Transportit gjerman, Windfried Hermann. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Sekreti i shijes unike të djathit zviceran Në ndryshim nga djathi industrial, djathi zviceran ka një shije të veçantë. Pse është kështu? Studiuesit...
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër