Lajme

Austri, 5,802 raste të reja me Covid

Austria thuajse çdo ditë ka numër të lartë të të prekurve me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 5,802 infektime të reja, shkruan albinfo.ch.

Nga numri total, 260,512 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në Austri ka disa të dhëna pozitive rreth situates, ku numri i të infektuarve ka filluar të ulet.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.