Lajme
Enea, medalje të argjendtë në IBJJF Atlanta Winter International Open 2020
Enea në “IBJJF Atlanta Winter International Open 2020” zuri vendin e dytë (medalje argjendi) në peshën e tij dhe në të gjitha peshat gjithashtu
Enea Lapa, shqiptari me origjinë nga Saranda, i cili tani jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara po ngjitet drejt majave të sportit “Brazilian Jiu Jitsu”.
Ai nuk e ka ndërmend të ndalet duke triumfuar në sukseset e tij, ku para pak ditësh rrëmbeu medaljen e argjent në kampionatin “IBJJF Atlanta Winter International Open 2020”, shkruan albinfo.ch.
Enea në “IBJJF Atlanta Winter International Open 2020” zuri vendin e dytë (medalje argjendi) në peshën e tij dhe në të gjitha peshat gjithashtu.
Ndeshjen që fitoi ishte me finalizim (kundështari u dorezua). Ndërkohë në finalen e kategorisë së tij, humbi për në një diferencë prej 2 pikësh, kurse në finalen e të gjitha peshave humbi vetëm për një avantazh, shkruan tutje albinfo.ch.
Po ashtu, është bërë e ditur se në fundjavën e parë të dhjetorit, Enea Lapa do të marrë pjesë në kampionatin kombetar të SHBA-ve dhe pas dy javësh do të marrë pjesë në Kampionatin Boteror i cili do të jetë eventi kryesor i këtij viti. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha